image Blerim Vela: Rusia po dërgon luftëtarë nga Serbia në Ukrainë

Politikë

Blerim Vela: Rusia po dërgon luftëtarë nga Serbia në Ukrainë

news image

Teksa lufta në mes Rusisë dhe Ukrainës është duke vazhduar, ka raportime se Rusia po përforcohet me trupa ushtarake edhe nga vendet e tjera.

Një gjë të tillë e ka thënë edhe Shefi i Stafit në Kabinetin e Presidentes të Republikës së Kosovës, Blerim Vela përmes një postimi në Twitter, raporton Gazeta Sinjali.

Vela tha se duke u bazuar në raportimet e Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës, thuhet se Rusia po dërgon në Ukrainë luftëtarë nga Siria, Serbia dhe Artsakh.

A do t’i ndalojë Vuçiq njësitë paraushtarake nga Serbia që t’i bashkohen pushtimit rus kundër Ukrainës? Serbia nuk ka nxjerrë asnjë mësim nga luftërat që ka kryer në vitet 1990”, ka shkruar Vela.

/GazetaSinjali/