image Blenë iPhone dhe gjësende në markete me para të falsifikuara, Gjykata merr vendim për të dyshuarit - Sinjali

Blenë iPhone dhe gjësende në markete me para të falsifikuara, Gjykata merr vendim për të dyshuarit

news image

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër personave të dyshuar për vënie në qarkullim të parave false.

Ndaj të dyshuarve O.K., L.S., L.H. dhe S.SH, Gjyakat ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

“Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 31.12.2020, 27.01.2021, 13.02.2021 dhe 16.02.2021, të pandehurit në bashkëveprim duke e ditur se paratë janë të falsifikuara, i kishin vënë në qarkullim duke i përdorur si të vërteta, duke blerë Iphone X dhe gjësende nëpër markete të ndryshme, me ç’rast kanë dëmtuar persona të ndryshëm”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Gjykata ka bërë të ditur po ashtu se njëri nga të dyshuarit është shtetas i Serbisë.

“Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas mbajtjes së seancës dëgjimore, ka refuzuar kërkesën e mbrojtësve të pandehurve, për caktimin e masave alternative, duke konsideruar se caktimi i masës së paraburgimit krijon kushte për zhvillimin me sukses të procedurës penale, duke e marr parasysh edhe faktin që njëri nga të pandehurit është shtetas i Republikës së Serbisë dhe mund t’i ikë drejtësisë”, vijon njoftimi.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin