image BKT Superliga: Tre pikë të arta për Ballkanin, Gjilani triumfon me rezultat të thellë

Futboll

BKT Superliga: Tre pikë të arta për Ballkanin, Gjilani triumfon me rezultat të thellë

news image

Xhiro e BKT Superligës së Kosovës në Futboll, nisi sot me dy ndeshje interesante, shkruan Sinjali Sport.

Ballkani ka triumfuar minimalisht si mysafir ndaj Dukagjinit, duke fituar me rezultat 1-0, për të mbajtur diferencën e 8+ pikëve nga përcjellësit.

Golin e vetëm për suharekasit e realizoi Meriton Korenica në minutën e 81-të.

Ndërkohë edhe Gjilani ka triumfuar në sfidën ndaj Drenicës, duke fituar me rezultat të thellë 5-0 në shtëpi.

Golat për gjilanasit u realizuan nga Shkelzen Lushtaku (autogol), Keita Razak, Donjet Shkodra, Blerim Krasniqi e Gerhard Progni.

Pas fitoreve të dy skuadrave të vendeve të para, Ballkani prin si lider i Superligës me 60 pikë të mbledhura, gjersa Gjilani arrin në kuotën e 52 pikëve.

/GazetaSinjaliSport/