image Bjeshkët e Deçanit përfshihen nga flakët, zjarrfikësit: Nuk e dimë se çka bëhet deri në mëngjes

Siguri

Bjeshkët e Deçanit përfshihen nga flakët, zjarrfikësit: Nuk e dimë se çka bëhet deri në mëngjes

news image

Sot në Bjeshkën e Madhe të Deçanit është përhapur një zjarr i cili ka filluar gjatë ditës e po vazhdon edhe në orët e mbrëmjes, shkruan Gazeta Sinjali.

Zjarrfikësit e komunës së Deçanit për Gazetën Sinjali konfirmuan se ky zjarr është përhapur në mal dhe nuk lëndime.

“Njëri ndërrim është kthyer, derisa tjetri është shkuar për t’u përpjekur që ta ndalojnë sa më parë, gjendja është nën kontroll, nuk e dimë se çka bëhet deri në mëngjes”, thanë për Sinjalin zjarrfikësi.  

/GazetaSinjali/