Në ditën që mbushë 65 vite jetë, biznesmeni serb Bogoljub Kariq ka bërë kërkesë që ta ndryshojë vitin e lindjes për 20 vite. Ai tha se nuk dëshiron të pensionohet dhe të jetë barrë për shtetin.
Kariq, i cili ka lindur në Pejë ka paraqitur kërkesë për të vërtetuar se ka lindur më 17 janar 1974, e jo më 17 janar 1954.
Ai tha se kërkesa e tij bazohet në ligj dhe në fakte të padiskutueshme.