Makina e Theodoros Nitsiakos ra në një greminë mbi 15 metra të thellë në dëborë, duke bërë që biznesmeni grek të vritej tragjikisht.
Videoja e publikuar në mediat greke tregon se automjeti është varrosur në dëborë në fshatin e tij të lindjes Aetomilitsa, ku biznesmeni raportohet se shkoi për gjueti të premten e kaluar.
Çatia e xhipit është dëmtuar nga përplasja e makinës në shkëmb, siç tregohet edhe në video.
Biznesmeni kishte qenë në kafenenë e fshatit me miqtë e tij disa orë para aksidentit.
Të dielën në mesditë, të afërmit, miqtë, njerëzit e biznesit dhe persona të tjerë që e njihnin i dhanë lamtumirën e fundit Theodoros Nitsiakos.
Theodoros Nitsiakos është themeluesi i kompanisë “Chicken Nitsiakos”.
Në fillimet e tij për të ngritur kompaninë, prindërit shitën bagëtinë pasi banka nuk e mbështeste.
Biznesi u zgjerua duke u bërë prodhuesi më i madh i mishit të pulës në Greqi, dhe një nga kompanitë kryesore të tregtimit të miellit të drithërave dhe të sojës në vend, raportojnë mediat greke.