image Biznesmeni 33 vjeçar gjendet i vdekur në apartamentin e tij luksoz në New York

Botë

Biznesmeni 33 vjeçar gjendet i vdekur në apartamentin e tij luksoz në New York

news image

Një sipërmarrës i suksesshëm teknologjie është gjetur i vdekur në apartamentin e tij luksoz në New York, njoftoi policia amerikane.

Fahim Saleh, 33 vjeçar, u gjet dje i vrarë brutalisht në apartamentin e tij më vlerë $2.25 milionë në zonën Lower East Side.

Autoritetet gjetën gjithashtu disa qese plastike me të cilat vrasësi kishte tentuar të pastronte skenën makabre, thanë oficerët për të përditshmen “New York Times”. Trupi i Saleh u gjet nga e motra e cila thirri policinë pas zbulimit. Mediat thanë se kur erdhën autoritetet, sharra elektrike ishte ende në prizë, duke sugjeruar se ardhja e të motrës mund të kishte shqetësuar vrasësin.

Kamerat e sigurisë raportohet se kishin kapur Saleh që hynte në ashensorin e ndërtesës me një burrë me kostum të zi, me maskë dhe me një valixhe të madhe.

Kur Saleh del nga ashensori, burri e ndjek dhe nis të përleshet me të, tha policia. Pak më vonë vjen në ndërtesë e motra e Saleh. Një burim i policisë tha për të përditshmen tjetër të qytetit “New York Post” se incidenti ishte një vrasje e shënjestruar, e kryer nga një vrasës profesionist.

Policia nuk ka dhënë motive për krimin dhe ende asnjë arrestim nuk është kryer. Saleh ishte një sipërmarrës i vetë-punësuar në fushën e teknologjisë dhe kishte investuar në disa kompanie teknologjike transporti, sipas profilit të tij në rrjetin LinkedIn.

Ai kishte krijuar vetë kompaninë e aplikacionit të transportit Patheo në shtëpinë e prindërve të tij në Bangladesh në 2015 ndërsa dy vjet më vonë krijoi një kompani të ngjashme motoçikletash në Lagos, Nigeri./ Gazeta Sinjali/