Këtë të premte, Lakers do të përballen me Blazers Trail dhe kërkesa për bileta është jashtëzakonshit shumë e madhe, raporton Gazeta Sinjali.
Vdekja tragjike e Kobe Bryant, ditën e diel, pas përplasjes së helikopterit, ka shokuar botën sportive. Tifozët duan t’i bëjnë nderime të mëdha legjendës së basketbollit, në ndeshjen e parë që Los Angeles Lakers e luajnë në shtëpi.
Pas rritjes së kërkesave për bileta, ka bërë që të bëhet edhe një rritje e madhe e çmimeve të tyre, të cilat lëvizin mes 800 dhe 11 mijë dollarë.
Hyrjet në zonat e larta të palestrës do të kushtojnë 800 dollarë, ndërsa afër palestrës shkon nga 3 mijë deri në 11 mijë dollarë.
Ndeshja e fundit në shtëpi e Lakers ishte kundër Orlandos, ku pësuan humbje me një pikë diferencë. Ndërsa nesër tifozët e presin që skuadra kthimin në shtëpi ta shoqërojë me fitore, për t’i bërë nder Kobe Bryant.
Legjenda Kobe Bryant me Lakers ka fituar pesë tituj të NBA./Gazeta Sinjali/