image Biznesi i Haxhi Avdylit ia sheh "hajrin" Vetëvendosjes, fiton subvencion në Prizren

Kosovë

Biznesi i Haxhi Avdylit ia sheh “hajrin” Vetëvendosjes, fiton subvencion në Prizren

news image

Shumë qytetarë e biznese u prekën këtë vit dhe pësuan humbje financiare si pasojë e pandemisë COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Një rast të tillë e pati edhe biznesi i deputetit të LDK-së, Haxhi Avdyli, i cili ka aplikuar në emër të kompanisë së tij në listën e bizneseve për subvencionim nga Komuna e Prizrenit që udhëhiqet nga Mytaher Haskuka i Lëvizjes Vetëvendosje, për shkak të humbjeve që kanë pësuar nga koronavirusi.

Lajmi është bërë i ditur në rezultatet preliminare që kjo komunë i ka publikuar në faqen zyrtare, ku aty shihet edhe emri i Haxhi Avdylit, si përfitues me kusht i këtij subvencioni.

Në një prononcim për Gazetën Sinjali lidhur me rastin, Avdyli tha se është i informuar që biznesi tij ka marrë aprovimin e komunës që të subvencionohet.

“Po jam i informuar, si çdo kompani/biznes unë kam konkuru, nuk është e ndaluar pse jam deputet mos me konkuru. Këtu bëhet fjalë për biznes shëndetësor që ka dikun tetë punëtore të cilët 4 muaj nuk kanë punu dhe kemi konkuru si çdo kompani/qytetar i Kosovës. Presim të fitojmë”, tha Avdyli.

Tutje, ai shtoi se për punëtorët e tij kanë marrë subvencione edhe në kohën kur ishte në Qeveri, kryeministri Albin Kurti.

Ne do të konkurrojmë sa herë të ketë përkrahje nga Qeveria apo Komuna. Nuk është pare për mu, por për punëtorët sikur qysh i kanë marrë nga 170 euro, do t’i marrin edhe tash njo 500-600 euro, mbi 500 euro, nuk është shumë e madhe, shuma është mbi 500 euro, këto punë i ka kryer kontabilisti, ai i përcjell këto sene edhe konkuron”, shtoi tutje deputeti Avdyli.

Në bazë të numrit të përfituesve dhe buxhetit të planifikuar për këto subvencione, vlera e përfitimit për bizneset që kanë aplikuar do të jetë rreth 500.00€ deri 850.00€, varësisht nga vlerësimi me pikë që është bërë nga komisioni.

Ndryshe, Haxhi Avdyli është deputet dhe me profesion neurokirurg në Spitalin Amerikan.

Po ashtu, Avdyli zotëron edhe një ordinancë private specialistike në Prizren me emrin “Spinal Center”.

Kujtojmë që shumë deputetë të Kuvendit të Kosovës zotërojnë biznese të ndryshme dhe në të njëjtën kohë marrin paga të majme nga institucionet publike.

/Gazeta Sinjali/