image Biznese e infrastrukturë e dëmtuar, nis evidentimi i dëmeve të shkaktuara nga vërshimet në Pejë

Sociale

Biznese e infrastrukturë e dëmtuar, nis evidentimi i dëmeve të shkaktuara nga vërshimet në Pejë

news image

Komuna e Pejës ka nisur evidentimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet e 24 qershorit, tha për Radion Evropa e Lirë kreu i kësaj komune, Gazmend Muhaxheri.

Nga vërshimet në Pejë kanë humbur jetën një fëmijë 5 vjeç dhe nëna e tij.

Reshjet e dendura të shiut po ashtu kanë shkaktuar dëme materiale në këtë komunë.
Dëme janë shkaktuar në ekonomitë familjare, biznese, bujqësi dhe infrastrukturë publike.

“Janë disa biznese, ekonomi familjare [që kanë pësuar dëme], një dyqan ushqimor është shkatërruar krejtësisht. Deri më tani janë evidentuar 26 vetura të dëmtuara të cilat i kemi hequr nga kanalet e ujërave të hapura. Numri mund të rritet”, tha Muhaxheri për REL-in.

Peja pas vërshimeve
FotogaleriPeja pas vërshimeve

Sipas kryetarit të Pejës, komuna nuk ka kapacitete për kompensimin e dëmeve dhe zakonisht kompensimi bëhet nga niveli qendror.

Disa qytete të Kosovës u përballën me vërshime edhe në janar të këtij vitit. Përmbytje nga vërshimet kishte në komunën e Skenderajit, Mitrovicë të Jugut, Klinës dhe Istog.

/GazetaSinjali/