Policia ka njoftuar se dje rreth orës 21:00, në Ferizaj janë arrestuar pesë persona nën dyshimin se kanë organizuar bixhoz, shkruan Gazeta Sinjali.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Liman Reka”, në Ferizaj.
Policia pas shkuarjes në vendngjarje, ka fotografuar letra bixhozi e fletore për shnëimin e aktivitetit si dëshmi materiale.
Të arrestuarit me inicialet N.S 50-vjeçar , F.A 27-vjeçar, B.R 44-vjeçar,P.Z 25-vjeçar dhe S.J 40-vjeçar, të gjithë meshkuj kosovarë, janë dërguar në mbajtje për 48 orë.