image Bislimi tregon se sa para janë dhuruar nga mërgimtarët dhe çfarë do të blihet me to

Kosovë

Pandemia/ Bislimi tregon se sa para janë dhuruar nga mërgimtarët dhe çfarë do të blihet me to

news image

Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi ka treguar shumën e parave të dhuruara nga diaspora në fondin qeveritar për pandeminë COVID-19.

“Mjetet e diasporës janë derdhë në llogarinë COVID dhe janë donacione, janë diku 730 mijë euro nëse nuk gaboj. Kjo llogari është hapur me kërkesë të diasporës. Ata kanë kërkuar me e hapë një llogari se po dëshirojnë të kontribuojnë”, ka thënë Bislimi në “Jeta në Kosovë”.

Bislimi po ashtu ka treguar edhe si do të bëhet shpërndarja e këtyre mjeteve

“Ka qenë një vendim në ministri që këto mjete mos të përdoren për pakon emergjente, por të përdoren që kur të blihet një pajisje që ta dinë diaspora që kjo pajisje në këtë klinikë është blerë prej tyre”, tha ai.

“Duhet me na ardhë kërkesa prej MSH-së që kjo pajisje me këtë vlerë kishim dashtë me ble me mjete të diasporës, mënyrë që të dihet, sepse nëse e ndajmë ne 170 euro-shin për pare të diasporës nuk është në rregull”, shtoi Bislimi.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kishte kërkuar ndihmë nga diaspora kosovare për të ndihmuar shtetin e Kosovës që ta luftojë përhapjen e koronavirusit. /Gazeta Sinjali/