image Bislimi për marrëveshjen për targat: Këto janë tri opsionet që po diskutohen

Politikë

Bislimi për marrëveshjen për targat: Këto janë tri opsionet që po diskutohen

news image

Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ka thënë se aktualisht janë tri opsione në tavolinë si zgjidhje për çështjen e targave mes Kosovës dhe Serbisë, pasi që zgjidhja e përkohshme skadon më 21 prill.

Një nga variantet është të mbahen ato ekzistuese  gjë që mbështetet nga pala kosovare. Dy variantet e tjera kanë të bëjnë me modifikimin e tabelave të Serbisë dhe Kosovës – varianti A të ruhen simbolet kombëtare dhe ndryshimi i shkurtesave dhe varianti B – anasjelltas – për ndryshimin e simboleve kombëtare dhe mbajtjen e shkurtesave.

Bislimi në një intervistë për Kossev ka thënë se për momentin, pala serbe ende insiston në afishe.

Ai thekson se marrëveshja për të cilën ai shpreson nuk do të thotë “njohje reciproke e shtetësisë”, asnjëra prej tyre.

“Në kuadër të marrëveshjes mund të shtojmë një paragraf që nuk do të thotë se Serbia e njeh Kosovën apo se Kosova njeh Serbinë. Ky është një nga opsionet. Kjo nuk do të përdorej për të njohur njëri-tjetrin, sepse njohja duhet të jetë pjesë e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, për ne – pjesa qendrore e saj”, ka thënë Bislimi.

/GazetaSinjali/