image Bislimi: Agim Veliu ka qenë dembeli më i madh në qeveri

Kosovë

Politikë/ Bislimi: Agim Veliu ka qenë dembeli më i madh në qeveri

news image

Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, ka hedhur akuza të rënda ndaj ish-zëvendëskryeministrit Avdullah Hoti si dhe ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliut.

Bislimi ka thënë se Hoti i ka shkaktuar dëme qeverisë sidomos me disa deklarata, ndërsa Veliun e ka quajtur dembel.

“Hoti kurrë nuk i ka sjellë ato si propozime në qeveri”.

Bislimi thotë se në publik është stigmatizuar Agim Veliu por sipas tij Hoti ka qenë oponenti më i madh në qeveri.

“Në publik është stigmatizuar zoti Veliu si oponenti më i madh i kësaj qeverie. Ai mbase ka qenë dembeli më i madh në qeveri, por oponenti më i madh në qeveri ka qenë Avdullah Hoti”.