image BioNTech rrit kapacitetin e prodhimit të vaksinës kundër COVID-19

Shëndetësi

BioNTech rrit kapacitetin e prodhimit të vaksinës kundër COVID-19

news image

BioNTech, ka rritur kapacitetin e saj të prodhimit të vaksinës, në bashkëpunim me Pfizerin.

Kompania, me bazë në Mainz të Gjermanisë, më herët nuk kishte sjellë në treg ndonjë produkt farmaceutik dhe i duhet komplet kapacitet tjetër i prodhimit për të kaluar nga produktet për nevoja të pakta për prodhimet e mëdha.

Rreth 400 punonjës tashmë janë pjesë e procesit në fabrikën e re të prodhimit në Marburg.

Fabrika mori lejen nga Agjencia e Barnave në Evropë të premten.

BioNTech fillimisht priste që fabrika të prodhonte deri 700 milionë doza për vit, ndërsa më vonë ka ngritur pritjet në një miliard.

Vaksina e BioNTech/Pfizerit konsiderohet si ndër më efikaset në luftën ndaj koronavirusit. /GazetaSinjali/