image Bimbimma publikon këngën “Mora testin”

Bota e Yjeve

Showbiz/ Bimbimma publikon këngën “Mora testin”

news image

Rep-artisti i njohur shqiptar, Bimbimma ka publikuar projektin më të ri muzikor.

Kënga titullohet “Mora testin” dhe është në bashkëpunim me Albulena Jasharin dhe ErgeNR.

Kënga është publikuar e shoqëruar vetëm në versionin audio dhe është pjesë e albumit të fundit të Bimbimmas, “BIMA”.

Bimbimma ka vendosur që çdo fundjavë të publikojë nga një këngë të albumit, të cilin zyrtarisht e kishte promovuar në vitin 2017.

Kujtojmë që disa nga këngët e këtij albumi, artisti i ka publikuar edhe më herët gjatë vitit të shoqëruara me videoklipe./Sinjali/