Këngëtarja, Billie Eilish zbuloi se ajo mendoi të vetëvritej në vitin 2018.
Ajo është nominuar për gjashtë çmime Grammy, pasi pati një vit të suksesshëm me albumin dhe plot hite në Top 100 në Billboard.
Suksesi i saj dhe humbja e miqve e çuan Billie-n në depresion klinik.
“Unë isha aq e pakënaqur vitin e kaluar. Isha aq e pakënaqur dhe isha aq e palumtur”, tha ajo në një interviste për “The Gayle King Grammy Special”.
“Nuk dua të jem shumë e errët, por vërtet nuk mendoja se do të arrija këtë sukses që në moshën 17 vjeçe” tha Eilish.
Ndërsa, ajo u pyet se a kishte menduar t’i bëj vetës diçka, këngëtarja e pohoi atë.
“Po. Më kujtohet për këtë një herë që isha në Berlin, dhe isha vetëm në hotelin tim, dhe mbaj mend që atje ishte një dritare, dhe unë, si… Zot, mbaj mend që qaja sepse isha duke menduar se si … mënyra se unë do të vdisja ishte se unë do ta bëja atë”, tha ajo.
Billie nuk e vrau veten sepse mendoi për nënën e saj, Maggie Baird, e cila gjatë gjithë kohës ka qëndruar pranë të bijës, duke e dërguar në terapi.
Billie Eilish edhe pse ka një sukses të madh në karrierën e saj, ajo ende jeton me katër anëtarët e familjes, vëllain dhe prindërit./Gazeta Sinjali/