Bashkëthemeluesi i kompanisë së Microsoft, Bill Gates, është shprehur se bota po përballet me një problem më të madh se COVID-19. Ky problem sipas tij është, ndryshimi klimatik, transmeton Gazeta Sinjali.
“Nuk ka një vaksinë për ta zgjidhur ndryshimin klimatik, është shumë më i rëndë”, tha Gates për “Bloomberg”, transmeton Gazeta Sinjali.
Sipas tij, problemi mjedisor do të jetë shumë më i madh sesa problemet që ka shkaktuar këtë periudhë pandemia e COVID-19.
Ai duket pesimist në këtë aspekt.
“Shumica e ekonomisë së botës si transporti, industritë, ndërtimi, elektriciteti dhe agrikultura janë burim emetimesh të dëmshme. Për shumë prej tyre nuk ka asnjë zgjidhje”, përfundoi Gates./Gazeta Sinjali/