Bill Gates ka thënë se “nuk ishim gati” për koronavirus dhe ka kritikuar qeveritë botërore që nuk kanë bërë mjaft për t’u përgatitur për pandeminë globale.
Bashkë-themeluesi i Microsoft ka akuzuar liderët botërorë se nuk kanë investuar në teste dhe pajisje mjekësore më herët, kur virusi u shfaq në Kinë dhjetorin e kaluar.
Në një intervistë për BBC, Gates tha se “vetëm disa shtete do të marrin notën A” për mënyrën se si i janë përgjigjur rrezikut të shkaktuar nga sëmundja që ka kapluar botën që tre muaj.
“Ne duhet të jemi në gjendje të bëjmë diagnostifikime brenda një muaji, duhet të jemi në gjendje të kemi terapeutikë brenda katër muajve dhe një vaksinë në më pak se një vit”, tha ai.
1.7 milionë njerëz janë infektuar në mbarë botën me koronavirus, 102,000 kanë vdekur dhe 404,000 janë shëruar, thuhet sipas Universitetit “Johns Hopkins”./ Gazeta Sinjali/