image Bill de Blasio tërhiqet nga gara presidenciale

Botë

Amerikë/ Bill de Blasio tërhiqet nga gara presidenciale

news image

Kryebashkiaku i New York, Bill de Blasio, ka njoftuar se do të tërhiqet nga gara demokrate për Shtëpinë e Bardhë.

Ndjej se kam kontribuar me gjithçka që mundem në këto zgjedhje paraprake dhe është e qartë se ky nuk është momenti im”, citohet të ketë thënë ai.

Ai ka thënë se do të vazhdojë punën si i pari i qytetit, si dhe të flasë për shqetësimet e punëtorëve.

“Ndaj do ti jap fund fushatës sime presidenciale, do të vazhdoj punën si kryebashkiak i qytetit të New Yorkut dhe do të vazhdoj të ngre zërin për njerëzit punëtorë”, citohet të ketë thënë ai.

Kujtojmë se 58-vjeçari shpalli kandidaturën e tij në muajin maj.

Vëzhguesit thonë se fushata e tij nuk mundi të spikasë në një fushë të mbushur plot me kandidatë demokratë që kërkojnë të rrëmbejnë nominimin e partisë.

Tani mbeten 19 demokratë në garë, me ish zëvendëspresidentin Joe Biden, që aktualisht kryeson sondazhet, pasuar nga senatorët e krahut të majtë, Elizabeth Warren dhe Bernie Sanders.