image Bill Clinton zbulon për herë të parë bisedën e tensionuar me Putinin

Botë

Bill Clinton zbulon për herë të parë bisedën e tensionuar me Putinin

news image

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, ka thënë se ai e kuptoi që në vitin 2011 se ishte vetëm çështje kohe ofensiva ruse në Ukrainë pas një diskutimi me tone të ngritura në Davos të Zvicrës me Vladimir Putin.

Gjatë atij takimi, Clinton tregon se Putini hodhi poshtë një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Amerika, të rënë dakord nga paraardhësi i tij, Boris Yeltsin. Aty thuhej se Rusia do të respektonte integritetin territorial të Ukrainës, ndërsa Kievi do të hiqte dorë nga arsenali i tij bërthamor i epokës sovjetike.

“Vladimir Putin më tha në vitin 2011, tre vjet para se të merrte Krimenë, se ai nuk ishte dakord me marrëveshjen që bëra me Boris Yeltsin”, kujtoi ish-presidenti amerikan. “Ai tha: Unë nuk jam dakord me atë marrëveshje dhe nuk jam i detyruar ta mbështetës. Nga ajo ditë, unë e dija se sulmi ishte çështje kohe”.

Kjo deklaratë e Clinton u bë gjatë një aktiviteti të zhvilluar në “92nd Street Y”, Qendrën Globale e Kulturës në Nju-Jork. Ai ishte i pranishëm së bashku me bashkëshorten e tij, Hillary, ish-sekretare e Shtetit dhe kandidate për presidente të Amerikës. Ata rrëfyen se i kërkuan vendeve të Perëndimit që të forcojnë mbështetjen për Ukrainën dhe thanë se Kievi mund të rezistonte nëse do të kishte armët dhe municionet e mjaftueshme.

Ndërkohë, Hillary Clinton u shpreh se dështimi i Rusisë në Ukrainë dhe reagimi i ashpër i Perëndimit ndaj pushtimit, penguan një sulm të Kinës për të rimarrë Tajvanin. “Xi e pa atë që ndodhi. Përpara pushtimit ruse, kishte shanse të mëdha që Kina të niste sulmin për të rimarrë Tajvanin brenda dy apo tri viteve, por tashmë ky afat kohor është shtyrë”, tha Hillary Clinton.

/GazetaSinjali/