image Bilanci në botë shkon 4.8 milionë të infektuar, Brazili e kalon Britaninë me raste të reja

Botë

Pandemia/ Bilanci në botë shkon 4.8 milionë të infektuar, Brazili e kalon Britaninë me raste të reja

news image

Koronavirusi tashmë shënon 4.8 milionë të infektuar në gjithë botën nga të cilët 318 mijë kanë vdekur, teksa 1 milion e 787 mijë janë shëruar.

Bie në sy se Brazili, qendra e infektimeve me COVID-19 në Amerikën Latine ka kaluar edhe Britaninë sa i përket rasteve dhe tashmë është vendi i 3-të më i prekur pas SHBA dhe Rusisë.

255 mijë e 368 të infektuar me COVID-19 ka Brazili, por numri i viktimave është 16 mijë e 586. Kurse Rusia që qëndron sipër Brazilit ka 2 mijë e 722 viktima./ Gazeta Sinjali/