image Bilanci i konfliktit në Gaza: 65 palestinezë dhe gjashtë izraelitë të vrarë

Botë

Bilanci i konfliktit në Gaza: 65 palestinezë dhe gjashtë izraelitë të vrarë

news image

Hamas, grupi që sundon Rripin e Gazës, nisi një breshëri të re raketash drejt Izraelit pasi që raketat izraelite shkatërruan një kullë të tretë në territorin bregdetar të rrethuar.

Burimet lokale thanë se aeroplanët luftarakë izraelitë bombarduan vendet që u përkisnin grupeve të armatosura palestineze, përveç ndërtesave të sigurisë dhe policisë.

Ministria palestineze e Shëndetësisë bëri të ditur se numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet ajrore izraelite në Gaza që nga e hëna është rritur në 62, duke përfshirë 14 fëmijë dhe pesë gra, raporton Aljazeera.

Gjithashtu edhe 335 njerëz të tjerë u plagosën, njoftoi ministria, ndërsa tre palestinezë u vranë gjithashtu nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor.

Autoritetet izraelite kanë raportuar për gjashtë të vdekur, duke përfshirë një ushtar dhe një shtetas indian. Rreth 100 izraelitë gjithashtu janë plagosur.

Izraeli dhe Palestina ka vite që janë në konflikt dhe ky është një ndër më të përgjakshmet./Gazeta Sinjali/