Kina regjistroi gjashtë raste të reja me Covid- 19, përfshirë tre infeksione të transmetueshme në vend, tha Komisioni Kombëtar i Shëndetit (NHC).
Rastet e transmetuara në vend përfshijnë dy të infektuar në provincën Jilin, dhe një në Wuhan, provincën Hubei.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid-19 në Kinë tani është 82.960.
Rreth 78 mijë pacientë janë shëruar dhe janë larguar nga spitali.
Ka 85 raste aktive në vend, ndërsa numri i viktimave është 4,664.
Nga frika për një valë të dytë të Covid-19, Wuhani, vendi ku u shfaq virusi për herë të parë në fund të vitit 2019, do të testojë të gjithë rezidentët e saj./ Gazeta Sinjali/