Numri i viktimave dhe të të infektuarve nga Covid-19 vijon të rritet ndjeshëm në të gjithë botën.
Sipas wordometers.info numri i viktimave ka shkuar në 18,905 dhe ai i të infektuarve në 422,911.
Ndërkohë numri i pacientëve të shëruar ka shkuar në 109,143.
Italia është bërë vendi më i prekur nga koronavirusi. Në vend tashmë janë shënuar 6,820 viktima dhe 69,176 të infektuar.
Zonat më të prekura janë Lombardia dhe Veneto, por jo vetëm.
Kina ka pasur ulje te rasteve me Covid-19. Deri më tani janë regjistruar 3,281 viktima dhe 81,218.
Edhe në Spanjë situata paraqitet e rëndë. Numri total i viktimave ka shkuar në 2,991 dhe i të infektuarve në 42,058.
Numri i viktimave nga Covid-19 është më i lartë se ai i sindromës së rëndë të frymëmarrjes akute SARS që shpërtheu në vitet 2002-2003, i cili besohet se ka vrarë 774 persona dhe infektoi 8,100 njerëz në Kinë dhe Hong Kong.
Ndërkohë Covid-19 ka prekur edhe Shqipërinë ka janë regjistruar 5 viktima dhe 123 të infektuar. /Gazeta Sinjali/