image Bilanci i COVID-19 në botë, afër 29 milionë të infektuar

Botë

Bilanci i COVID-19 në botë, afër 29 milionë të infektuar

news image

Numri i të infektuarve me COVID-19 në të gjithë botën ka arritur në rreth 29 milionë, sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Shtetet e Bashkuara mbeten vendi me numrin më të lartë të infeksione, më tepër se 6.4 milionë raste.

India ia ka kaluar Brazilit, duke zënë vendin e dytë me 4.7 milionë.

Një artikull në revistën New England Journal of Medicine arrin në përfundim se përdorimi i maskës nga të gjithë “mund të ndihmojë në zvogëlimin e fuqisë së sëmundjes dhe të bëjë që një pjesë më e madhe e infektimeve të reja të jenë pa simptoma”.

Nëse ky përfundim është i saktë, thuhet në artikull, përdorimi i maskës mund të shërbejë si një formë vaksinimi “që do të sillte imunitet dhe në këtë mënyrë do të ngadalësonte përhapjen e virusit”, ndërkohë që bota është në pritje të një vaksine. /Gazeta Sinjali/