Gjatë ditës së djeshme janë vendosur disa afishe në Prizren të cilat ishin në gjuhën arabe ku bëhej thirrje për të votuar Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit, shkruan Gazeta Sinjali.
Por, Bashkësia Islame në Prizren ka reaguar ndaj këtij akti dhe ka bërë të ditur se nuk ka asnjë lidhje me afishet e shpërndara.
Po ashtu, BIK në Prizren njoftoi se personi që e ka vendosur një të tillë në shtyllën elektrike afër selisë së tyre, tashmë është identifikuar nga kamerat e sigurisë.
“Ftojmë qytetarët e Prizrenit, besimtarët islamë, që të përmbahen nga ndonjë veprim i papeshuar që mund të nxisë gjuhën e urrejtjes, në këtë periudhë të ndjeshme parazgjedhore, por të gjithë si vëllezër e motra, të promovojmë paqe e për bashkim rreth vlerave tona fetare e kulturore”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Gazeta Sinjali/