Show-i televiziv “Big Brother VIP” duket se nuk do të përfundojë në janar, pasi produksioni ka menduar që ta vazhdojë edhe për tre muaj tjerë.
Arsyeja e shtyrjes është shikueshmëria e lartë që sjell fitime të mëdha.
Burime të afërta pranë ‘Top Channel’, na bëjnë me dije, se në kuadër të këtij plani që ndryshoi rrugës, produksioni ka pyetur një e nga një të gjithë banorët e shtëpisë së famshme, nëse pranojnë që formati të zgjatet deri në Mars, dhe jo Janar siç ata kishin firmosur në kontratë para se të hynin në shtëpinë më të vëzhguar në Shqipëri.
Mirëpo shumica e banorëve nuk kanë pranuar, duke thënë se kanë lënë jashtë punë e kontrata që i duhet t’i vazhdojnë në Janar pasi të dalin nga BBV. Ata janë shprehur se produksioni duhet t’i përmbahet kontratës që kanë nënshkruar para se të hynin dhe tani nuk pranojnë ndryshime të tjera.
Ilir Shaqiri, një nga konkurentët më të fortë, ka thënë se ka shumë angazhime në Itali, duke nisur nga bizneset e tij të shkollave të baletit, dhe e ka të pamundur qëndrimin deri në muajin Mars, e të njëjtin argument pamundësie kanë dhënë edhe banorët e tjerë.
Në këto kushte, produksionit nuk i mbetet gjë tjetër, veçse të vazhdojë me planin A, atë të përfundimit të këtij formati plus-minus 10 Janarin e ardhshëm, me finalen e madhe. ‘Pamfleti’ mëson gjithashtu se gjysmë-finalja do të mbahet më datë 1 Janar, Live në ‘Top Channel’, në një natë të gjatë.