Aroma e fortë dhe mprehtësia e piperit të gjelbër shkojnë perfekt me copën më të butë të mishit të viçit.
Nevojiten:
▪ 400 g biftek,
▪ 0,2 dl ajkë e ëmbël,
▪ 30 g piper të gjelbër i bluar trashë apo i shtypur,
▪ 0,1 dl verë e bardhë,
▪ 10 g gjalpë,
▪ kripë,
▪ pak lëng limoni.
Përgatitja:
Piqeni biftekun i cili ka qëndruar në temperaturë dhome në skarë dhe hiqeni anash së paku 10 minuta.
Në shporet zieni verën e bardhë me piperin e gjelbër derisa vera të avullojë ndërkaq piper të zbutet.
Ndaras tundni gjalpin me ajkën e ëmbël, shtoni piperin e zbutur, kripën dhe lëngun e limonit.
Biftekun servireni me shtesa nga perimet dhe sipas dëshirës qitni salcë.