image Tost me vezë dhe qumësht - recetë e shijshme për mëngjesin e së dieles

Recetë/ Tost me vezë dhe qumësht – recetë e shijshme për mëngjesin e së dieles

news image

Mëngjesin e së dieles mund të përgatisni shumë shpejt një tost me vezë dhe qumsht. Krahas që kjo recetë përgatitet shpejt, është gjithashtu shumë e shijshme.

Kjo recetë përgatitet për 10 minuta dhe masa e dhënë është e paraparë të shërbehet për një person, transmeton Gazeta Sinjali.

Përbërësit: 4 feta bukë (të trashë), 3 vezë, 1/4 gotë qumësht, 1/2 lugë çaji ekstrakt vaniljeje, 1/4 gotë sheqer, 1 lugë çaji kanellë (të imët) dhe gjalpë.

Përgatitja: Rrihni vezët në një tas me qumështin dhe vaniljen. Zhysni brenda copat e bukës dhe vendosini në një pjatë. Veçmas përzieni kanellën me sheqerin. Hidhni pak gjalpë në një tigan dhe pasi të keni lyer çdo copë me sheqer dhe kanellë, skuqini për disa minuta nga çdo anë.

Ju bëftë mirë./Gazeta Sinjali/