image Bien nga sistemi Facebook, WhatsApp dhe Instagram

Aplikacione

Bien nga sistemi Facebook, WhatsApp dhe Instagram

news image

Tri aplikacionet të cilat janë të gjitha në pronësi të Facebook dhe funksionojnë në infrastrukturë të përbashkët të gjitha ndaluan së punuari pak para orës 17:00 pasdite.

Produkte të tjera që janë pjesë e së njëjtës familje aplikacionesh, si Facebook Workplace, gjithashtu ndaluan së punuari.

Vizitorët në faqen e internetit të Facebook thjesht panë një faqe gabimi ose një mesazh që shfletuesi i tyre nuk mund të lidhej.

Aplikacionet WhatsApp dhe Instagram vazhduan të funksionojnë, por nuk shfaqën përmbajtje të re, duke përfshirë ndonjë mesazh të dërguar ose marrë gjatë problemeve, shkruan Independent.

Ndërprerjet e Facebook ndodhin relativisht rrallë, por priren të jenë të mëdha në ndikimin e tyre, jo më pak sepse ndikojnë në tre nga aplikacionet më të mëdha në botë.

Kompania është shpesh e fshehtë për shkaqet e ndonjë çështjeje dhe nuk ka tendencë t’i shpjegojë ato edhe pasi ato të jenë rregulluar. /GazetaSinjali/