image Bien aksionet e Facebook-ut, Zuckerberg humb 29 miliardë dollarë

Aplikacione

Bien aksionet e Facebook-ut, Zuckerberg humb 29 miliardë dollarë

news image

Aksionet e pronarit të Meta, Mark Zuckerberg ranë me 24 për qind në mëngjes, pasi gjigandi i mediave sociale publikoi një parashikim të zymtë dhe raportoi rënien e tij të parë në përdoruesit aktivë të përditshëm.

Vlera e përgjithshme e kompanisë ra me 200 miliardë dollarë, një shifër më e madhe se madhësia e të gjithë ekonomisë greke dhe CEO Mark Zuckerberg pa 29 miliardë dollarë të fshirë nga vlera e tij neto.

Zuckerberg ishte personi i shtatë më i pasur në botë të mërkurën, me një pasuri neto prej 121 miliardë dollarësh, por mund të bjerë nga lista e dhjetëshes së parë deri në mbylljen e tregjeve të enjten.

Rënia shënoi humbjen më të madhe njëditore të Facebook që nga debutimi i tij në Wall Street në 2012 dhe zvarriti tregjet në ShBA e në mbarë botën.

Problemet e Facebook u përhapën në Evropë, ku stoqet e teknologjisë shënuan disa nga rëniet më të mëdha dhe përkeqësuan gjendjen në tregjet financiare globale.

Facebook raportoi një rënie të përdoruesve aktivë të përditshëm nga tremujori i kaluar për herë të parë pasi po nxehet konkurrenca me rivalin TikTok, platforma e ndarjes së videove në pronësi të ByteDance në Kinë.

Kompanitë e mëdha të teknologjisë amerikane janë vënë nën presion në rritje në vitin 2022, pasi investitorët presin që shtrëngimi i politikave në Rezervën Federale të ShBA-së të gërryejë industrinë pas viteve të normave të interesit jashtëzakonisht të ulëta.

Edhe Nasdaq i dominuar nga teknologjia, ra me më shumë se 8 për qind në janar, rënia më e keqe mujore që nga fundi i 2019-ës./GazetaSinjali/