Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e fundit 24-orësh mbi gjendjen epidemiologjike në vend, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas këtij njoftimi, për 24 orë janë regjistruar 787 raste të reja me koronavirus, ndërsa dy persona kanë vdekur.
Sipas MSh-së, brenda kësaj periudhe janë vaksinuar 1 mijë e 754 persona për mbrojtje ndaj COVID-19.
Aktualisht në Kosovë janë 20 mijë e 995 raste aktive.