4 persona kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë, si pasojë e infektimit me COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.
Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë këtij intervali kohor janë testuar 3 mijë e 823, prej të cilëve 84 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me koronavirus.
Kurse, aktualisht në vendin tonë janë 5 mijë e 371 raste aktive. Ndërkaq, të shëruar nga COVID-19 janë 786 qytetarë të cilët kanë qenë të infektuar me këtë virus. /Gazeta Sinjali/