image Bie numri i pacientëve me COVID në spitalet e Kosovës - Sinjali

Bie numri i pacientëve me COVID në spitalet e Kosovës

news image

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 17 pacientë të konfirmuar me COVID-19 janë duke marrë trajtim në spitalet rajonale dhe klinikat COVID në QKUK.

Sipas ShSKUK-së, 34 pacientë që po marrin trajtim kanë kaluar virusin, ndërkohë 1 pacient është në mjekim intensiv në gjendje të rëndë shëndetësore dhe 15 me oksigjeno-terapi.

Njoftimi i ShSKUK-së:

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim mjekësor janë 51  pacientë nga COVID-19.

17  pacientë janë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, kurse 34 janë pacientë që po marrin trajtim mjekësor post-COVID.  15 pacientë janë me oksigjeno-terapi dhe 1 në mjekim intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 3  pacientë;

Klinika e Pulmologjisë,31 pacientë, post-COVID;

Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive,  1 pacient;

Spitali i Prizrenit, 2 pacientë;

Spitali i Gjakovës, 7 pacientë;

Spitali i Pejës, 4 pacientë;

Spitali i Mitrovicës, 1 pacient;

Spitali i Ferizajt, 2  pacientë./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin