image Bie numri i pacientëve me COVID-19 në Kosovë - Sinjali

Bie numri i pacientëve me COVID-19 në Kosovë

news image

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se ka rënë numri i të spitalizuarve me COVID-19 në 24 orët e fundit. 

Në QKUK dhe spitalet tjera rajonale janë duke u trajtuar 68 pacientë të infektuar me koronavirus.

Sipas ShSKUK-së, me oksigjeno-terapi janë 53 pacientë kurse në Mjekim Intensiv janë të shtrirë 6 të tjerë, shkruan Gazeta Sinjali

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 30 pacientë     

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 6 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë

Spitali i Prizrenit,5 pacientë

Spitali i Pejës, 2 pacientë

Spitali i Gjilanit, 9 pacientë

Spitali i Gjakovës, 8 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 1 pacient

Spitali i Ferizajt, 5 pacientë

/Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin