Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se ka rënë numri i të spitalizuarve me COVID-19 në 24 orët e fundit.
Në QKUK dhe spitalet tjera rajonale janë duke u trajtuar 68 pacientë të infektuar me koronavirus.
Sipas ShSKUK-së, me oksigjeno-terapi janë 53 pacientë kurse në Mjekim Intensiv janë të shtrirë 6 të tjerë, shkruan Gazeta Sinjali
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 30 pacientë
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 6 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë
Spitali i Prizrenit,5 pacientë
Spitali i Pejës, 2 pacientë
Spitali i Gjilanit, 9 pacientë
Spitali i Gjakovës, 8 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 1 pacient
Spitali i Ferizajt, 5 pacientë