image Bie numri i infektimeve me COVID-19 në Kosovë / Për gjashtë ditë 114 raste të reja

Shëndetësi

Bie numri i infektimeve me COVID-19 në Kosovë / Për gjashtë ditë 114 raste të reja

news image

Javët e fundit gjendja me COVID-19 në Kosovë është përmirësuar dukshëm. Në gjashtë ditët e fundit vetëm dy persona kanë humbur jetën nga ky virus dhe janë konfirmuar 114 raste të reja, shkruan Gazeta Sinjali.

Ministria e Shëndetësisë këtë të hënë ka njoftuar se nga 1 mijë e 298 testime 3 nga to kanë rezultuar pozitiv me virusin korona, kurse betejën me këtë virus e ka humbur vetëm një person.

Gjithashtu MSh-ja njoftoi të hënën se 20 persona ishin shëruar nga COVID-19.

May be an image of text

Ndërkaq të martën MSh-njoftoi se asnjë person nuk kishte humbur jetën si pasojë e COVID-19, kurse 25 persona kishin rezultuar pozitiv me këtë virus.

Në njoftimin e kësaj dite ministria bëri të ditur se ishin kryer 1 mijë e 801 testime dhe ishin shëruar 9 persona.

No photo description available.

Ditën e mërkurë asnjë person nuk kishte humbur jetën si pasojë e COVID-19, kurse 20 persona kishin rezultuar pozitiv me këtë virus, më pak se një ditë më parë.

Gjithashtu gjatë kësaj dite ishin shëruar 31 persona dhe janë testuar 2 mijë e 72 të tjerë.

No photo description available.

Ministria e Shëndetësisë këtë të enjte ka njoftuar se nga 1 mijë e 557 testime 16 prej tyre kanë rezultuar pozitiv me virusin korona, kurse betejën me këtë virus e ka humbur vetëm një person.

Gjithashtu MSh-ja njoftoi të enjten se 16 persona ishin shëruar nga COVID-19.

No photo description available.

Kurse të premten ishin shënuar më shumë raste pozitive me COVID-19, krahasuar me një ditë më parë. Ministria e Shëndetësisë njoftoj se 28 persona kishin rezultuar pozitivë me koronavirus, kurse 25 të tjerë ishin shëruar nga COVID-19.

No photo description available.

Kurse sot MSh-ja ka njoftuar se nga 1 mijë e 801 mostra të testuara 25 prej tyre kanë rezultuar pozitive me COVID-19.

Gjatë këtij intervali kohor asnjë person nuk ka humbur betejën me COVID-19, kurse 9 persona janë shëruar nga ky virus.

No photo description available.

Ndërkaq, në 24 orët e fundit janë dhënë 7 mijë e 716 doza të vaksinës kundër COVID-19.

MSH ka bërë të ditur se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.566.251 doza të vaksinës.

Deri më sot 724 mijë e 969 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës antiCOVID.

Aktualisht në vendin tonë janë 447 raste aktive me koronavirus.

/Gazeta Sinjali/