image Bie niveli i ujit në liqenin e Batllavës dhe Badovcit – apelohet të kursehet

Kosovë

Apel/ Bie niveli i ujit në liqenin e Batllavës dhe Badovcit – apelohet të kursehet

news image

Kryeshefi ekzekutiv i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit, Ilir Avdullahu, ka treguar se ka rënë niveli i ujit në të dy liqenet, atë të Batllavës dhe Badovcit.

Avdullahu në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se niveli i ujit në Batllavë është 8.50 metra derisa në Badovc 8.8 metra.

“13/12/2019 Niveli i ujit në liqenin e Batllavës është 8.50 metra nën kuotën maksimale, ndërsa niveli i ujit në liqenin e Badocit 8.8 metra nën kuotën maksimale. Shpenzimi racional i ujit të pijshëm në këtë periudhë është i domosdoshëm”, ka shkruar ai./Gazeta Sinjali/