image Bie nga lartësia një 36-vjeçar në Tiranë, arrestohen tre persona

Shqipëri

Bie nga lartësia një 36-vjeçar në Tiranë, arrestohen tre persona

news image

Policia në Tiranë ka vënë në pranga tre persona pasi një punëtor 36-vjeçar ra nga pallati ku po punonte dhe humbi jetën.

Bëhet e ditur se të arrestuarit janë  G. G., 41 vjeç, me profesion inxhinier drejtues teknik, M. N., 32 vjeç, me profesion inxhinier përgjegjës për sigurinë dhe M. D., 33 vjeç, nënkontraktor në një firmë.

Tre të arrestuarit akuzohen për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, raporton abcnews.al.

Punëtori 36-vjeçar ndodhej në katet e sipërme të ndërtesës ku punonte si çdo ditë, por për arsye ende të paqarta humbi ekuilibrin edhe ra në tokë duke pësuar vdekjen./GazetaSinjali/