image Bie nga kati i tretë një 21-vjeçare në Pejë, dërgohet në QKUK

Siguri

Bie nga kati i tretë një 21-vjeçare në Pejë, dërgohet në QKUK

news image

Një 21-vjeçare ka rënë nga kati i tretë mbrëmjen e së hënës në Pejë.

Sipas njoftimit nga Policia e rajonit të Pejës vajza ka pësuar lëndime dhe është dërguar në spital.

Megjithatë, më pas është dashur që atë ta transferojnë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Lidhur me këtë rast janë intervistuar tre dëshmitarë, ndërsa nuk ka të dyshuar ende.

Nuk janë bërë të ditura shkaqet që kanë çuar deri të ky rast.

“Mbrëmë pas orës 23:00 një vajzë ka rënë nga kati i tretë dhe ka pësuar lëndime. Ka shkuar për trajtim në spital e më pas në QKUK. Për rastin janë intervistuar në cilësinë e dëshmitarit 3 persona”, u tha nga policia. /Gazeta Sinjali/