Mbrëmë rreth orës 22:00 në rrugën “Hasan Prishtina” në Prizren, një burrë ka rënë nga kati i një ndërtese. Për shkak plagëve të marra ka ndërruar jetë, raporton Sinjali.
“Policia është informuar se një person ka rënë nga ballkoni. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e nevojshme dhe ekipi i emergjencës ka konfirmuar vdekjen e viktimës. Nuk dihet motivi dhe as si ka ndodhur ky rast”, tha policia rajonale e Prizrenit.
Bëhet fjalë për SH.K mbi 30 vjeçar.
Rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë nga ana e Policisë.