image Bie nga kati i gjashtë i një ndërtese, vdes i riu nga Gjakova

Siguri

Bie nga kati i gjashtë i një ndërtese, vdes i riu nga Gjakova

news image

Një person i moshës 16 vjeçare ka humbur jetën mbrëmë në Gjakovë, pasi i njëjti ka rënë nga hapësira e dedikuar për ashensor në katin e gjashtë të një ndërtese, shkruan Gazeta Sinjali.

Viktima së bashku me dy shokët e tij për të konsumuar cigare kishin hipur në një objekt gjashtë katësh, i cili është në ndërtim e sipër.

Për shkak se ndërtesa nuk ishte e siguruar dhe nuk posedonte rrethoja të shkallëve, viktima ka rënë nga kati më i lartë, në hapësirën që është e dedikuar për ashensorë.

Si pasojë e lëndimeve të marra viktima ka ndërruar jetë në spitalin “Isa Grezda” në Gjakovë rreth orës 03:30.

Rasti ka ndodhur dje para mesnate në rrugën “Ali Pashë Tepelena’ në Gjakovë.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar Nysret Gjurkaj, zëdhënës në Policinë e Gjakovës, i cili njoftoi se rasti është ende nën hetime.

Rastit ju kane përgjigjur te gjitha njësitë relevante policore dhe Prokurori i Shtetit dhe me urdhër te tij trupi i pa jete dërgohet ne obduksion. Rreth orës 03:00 kane arritur ekipi i mjekësisë ligjore ku e kane marrur trupin e pajete dhe janë nisur ne drejtim te institutin e mjekësisë ligjore. Rasti në vijimesi te hetimeve”, tha ai për Sinjalin./Gazeta Sinjali/