Në mëngjesin e djeshëm ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Caralevë të Suharekës, ku vozitësi i automjetit përderisa ishte duke e drejtuar makinën, për një moment e humbi kontrollin dhe doli nga rruga, shkruan Gazeta Sinjali.
Persona të pranishëm në vendin e ngjarjes bëjnë me dije se pasi që vozitësi e humbi kontrollin, ishte çështje sekondash kur ai u pa duke rënë në lum.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të policisë, si dhe autoambulanca, e cila i ka ofruar ndihmën e parë vozitësit.
Si pasojë e këtij vetaksidenti lëndime trupore ka pësuar vetëm vozitësi, i cili është dërguar për tretman mjekësor dhe gjendet jashtë rrezikut për jetë.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori, i cili i ka iniciuar hetimet.