Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden, ka ngritur dyshime se po të ishin me ngjyrë protestuesit që sulmuan Kongresin amerikan, po që do të trajtoheshin ndryshe.
“Askush nuk mund të më thotë se nëse do të kishte qenë dje një grup protestuesish të “Jetët e të zinjve kanë rëndësi” nuk do të ishin trajtuar shumë ndryshe nga turma që sulmoi dje Capitolin. Të gjithë e dimë që është e vërtetë – dhe është e papranueshme”, shkroi Bideni në Twitter.
Katër persona kanë vdekur e dhjetëra janë lënduar të mërkurën pasi një grup protestuesish, të cilët po quhen terroristë, kanë sulmuar Kongresin amerikan ku Bideni do të merrte miratimin për president.