image Bideni shfuqizon vendimin e Trumpit për ndalesa ndaj imigrantëve

Botë

Bideni shfuqizon vendimin e Trumpit për ndalesa ndaj imigrantëve

news image

Presidenti amerikan Joe Biden ka përmbysur një vendim të ish-presidentit Donald Trump, për të bllokuar aplikuesit e lejeve të qëndrimit (green card), që të hyjnë në Shtetet e Bashkuara.

Trumpi pati bërë këtë ndalesë vitin e kaluar, duke thënë se është e nevojshme që të mbrohen punëtorët amerikanë në kohën e papunësisë së lartë, të nxitur nga koronavirusi.

Kjo ndalesë ishte planifikuar të zgjaste deri në fund të vitit 2020, mirëpo Trumpi e zgjati atë deri në fund të marsit, në ditët e fundit sa ishte në pushtet.

Shumica e vizave të imigrantëve janë bllokuar me këtë urdhër, bazuar në deklaratat e avokatëve për imigrim.

Imigrantët nuk kanë mundur të marrin familjarët e tyre, përveç nëse ata kanë qenë shtetas amerikanë, që kanë aplikuar për viza për bashkëshortët apo fëmijët nën moshën 21-vjeçare./Gazeta Sinjali/