image Bideni nënshkruan ligjin për ndalimin e krevateve me shilte dhe atyre të pjerrët për foshnje - Sinjali

Bideni nënshkruan ligjin për ndalimin e krevateve me shilte dhe atyre të pjerrët për foshnje

news image

Presidenti amerikan, Joe Biden, e ka nënshkruar një ligj që ndalon përdorimin e dy llojeve të shtretërve për foshnje, atyre me shilte dhe atyre të pjerrët.

Në fillim të muajit maj senati amerikan e kaloi Ligjin për Gjumë të Sigurt për Bebet, ku parashihej prodhimi dhe shitja e këtyre dy produkteve të cilat kanë rezultuar të rrezikshme për foshnjet.

Ato madje janë lidhur me mbi 200 vdekje të raportuara të foshnjave gjë që edhe e ka nxitur krijimin e këtij ligji.

Sarah Thompson, foshnja 15-muajshe e së cilës, Alexander, kishte vdekur më 2011 në një gjumore të pjerrët, kishte luftuar që ky ligj të kalojë, andaj u ndie e lumtur kur një gjë e tillë u realizua.

“Kurrë mos e nënvlerësoni mosdorëzimin e një nëne të përvuajtur”, ka thënë ajo.

“Tre vjet të punës së madhe më në fund u shpaguan me drejtësi për engjëjt tanë dhe me një hap para në parandalimin e vdekjeve në të ardhmen”.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin