image Biden zotohet se do të ndihmojë në rindërtimin e Gazës

Botë

Biden zotohet se do të ndihmojë në rindërtimin e Gazës

news image

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden tha se “lutet” që armëpushimi ndërmjet Izraelit dhe Hamasit të respektohet dhe se zgjidhja me dy shtete është përgjigja e vetme për të zgjidhur konfliktin vdekjeprurës.

“Lutem që armëpushimi të respektohet. Unë do ta mbaj për fjale Bini Netanyahun. Ai asnjëherë nuk e ka shkelur fjalën që ma ka dhënë”, tha Biden më 21 maj, duke iu referuar kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Duke folur në një konferencë për media nga Shtëpia e Bardhë, Biden po ashtu u zotua se së bashku me shtete të tjera do të krijojnë një pako të madhe financiare për të ndihmuar në rindërtimin e Rripit të Gazës.

Binden tha se ndihma për Gazën do të koordinohet me Autoritetin Palestinez që të sigurohen se Hamasi nuk do të përdorë asnjë fond për të blerë furnizime ushtarake.

Autoriteti Palestinez, që mbështetet nga Perëndimi, e që udhëhiqet nga Mahmud Abbas është organizatë rivale e Hamasit, që kontrollon Gazën.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price tha se Sekretari i Shtetit, Antony Blinken ka biseduar me Abbasin, ku i ka “nënvizuar përkushtimin e SHBA-së” për të punuar me Autoritetin Palestinez dhe Kombet e Bashkuara që të “ofrojnë ndihmë humanitare dhe për të mbështetur ndihmën ndërkombëtare për Gazën dhe përpjekjet për rindërtimin e Gazës”.

Ekspertët thonë se do të duhen vite dhe dhjetëra-miliona dollarë për të sanuar dëmet në Gaza.

Duke bërë thirrje për zgjidhje me dy shtete, Biden ripërsëriti mbështetjen e Uashingtonit për Izraelin dhe tha se edhe shtetet e tjera në rajon duhet të njohin të drejtën e këtij shteti për të ekzistuar.

“Le të jemi të qartë: Derisa rajoni thotë se do ta pranojnë pa asnjë mëdyshje të drejtën e Izraelit për të ekzistuar si një shtet i pavarur dhe hebre, nuk do të ketë paqe”, u tha Biden gazetarëve.

 Më 21 maj, Irazeli dhe Hamasi u pajtuan që të ndalojnë të gjitha luftimet, duke i dhënë fund 11 ditëve të konfliktit, ku Izraeli kreu sulme ajrore njësojë sikurse edhe palestinezët. Nga konflikti mbetën të vrarë 232 persona në Gaza dhe 12 persona në Izrael. Rreth 2,000 të tjerë u plagosën./GazetaSinjali/