Presidenti amerikan Joe Biden ua uroi muajin e Ramazanit myslimanëve në SHBA dhe në mbarë botën.
“Gruaja ime Jill dhe unë ua shprehim urimet tona më të mira komuniteteve muslimane në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën me rastin e Ramazanit”, tha Biden në një deklaratë me shkrim.
Duke theksuar se Ramazani është një periudhë meditimi dhe shërimi shpirtëror për të gjithë muslimanët, Biden tha:
“Akti i iftarit të këtij viti do të jetë një kujtim edhe më i fortë i bukurive të shëndetit, familjes dhe shoqërisë. Zemrat tona do të rrahin së bashku me ata që kanë humbur të dashurit dhe kanë karrige bosh në tavolinat e tyre”.
Biden tha se SHBA-ja vazhdon të shërojë plagët pas pandemisë COVID-19 dhe, duke cituar një ajet të Kuranit: “Kushdo që ka bërë një grimë mirësi do të shpërblehet”.
Duke thënë se shohin njerëz që luftojnë për të mbijetuar çdo ditë, Biden theksoi se muaji i Ramazanit është një mundësi për të gjithë që të tregojnë dhembshuri, mirësi dhe mirëkuptim ndaj njëri-tjetrit.
“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbrojnë të drejtat e njeriut, duke përfshirë ujgurët në Kinë, muslimanët Rohingya në Mianmar dhe muslimanët në mbarë botën. Gëzuar Ramazanin”, tha Biden.