image Biden thyen rekordin e Obamës, bëhet njeriu më i votuar në SHBA

Botë

Biden thyen rekordin e Obamës, bëhet njeriu më i votuar në SHBA

news image

Kandidati demokrat në zgjedhjet presidenciale, Joe Biden ka marrë më së shumti vota se kushdo që ka kandiduar ndonjëherë për president në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, transmeton Gazeta Sinjali.

Biden deri më tani ka 69.9 milionë vota sipas The Associated Press. Kjo është rreth 300,000 vota më shumë sesa Barack Obama që mori në 2008, i cili ishte rekordi i mëparshëm.

Biden, i cili është mbyllur në një luftë të ngushtë elektorale, është 2.7 milionë vota përpara Presidentit Trump në votat popullore dhe ende janë duke u numëruar.

Miliona vota ende po përpilohen në të gjithë vendin, duke përfshirë edhe Californian, e cila ka rreth 64% të votave të raportuara. Kështu që kryesimi i votës popullore të Biden pritet të rritet, pasi ka miliona vota akoma në California dhe Biden po fiton dy të tretat e votave atje aktualisht.

Biden gjithashtu ka marrë drejtimin në Wisconsin dhe Michigan pasi Trump ishte duke udhëhequr herët këtë mëngjes, duke i dhënë Biden një rrugë më të qartë për 270 votat elektorale të nevojshme për të fituar presidencën. /Gazeta Sinjali/